LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës thotë se po heton futjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Policia e Kosovës thotë se po heton futjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Policia e Kosovës, lidhur me seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës (RKS), thotë se ka bërë planifikimet policore duke ndërmarrë masat e nevojshme ligjore për ofrimin e sigurisë dhe ushtrimin e kontrollit, bazuar në procedurat e parapara ligjore si dhe rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në këtë drejtim, Policia e Kosovës thotë se me zyrtarët e saj policorë ka aplikuar masën e rëndomtë të kontrollit policor në hyrjet e Kuvendit të Kosovës, mirëpo nuk ka hasur në ndonjë mjet të dyshuar gjatë hyrjes së personaliteteve në Kuvend.


“Referuar pamjeve publike dhe informacioneve të siguruara është kuptuar se disa minuta pas fillimit të seancës parlamentare deputetë të caktuar kanë hedhur mjete të dyshuara gaz lotsjellës”.

“Pas hedhjes së gazit lotsjellës seanca është anuluar dhe referuar rrethanave dhe situatës së krijuar në ambientet e Kuvendit të RKS-së ku është hedhur mjeti i dyshuar, Policia e Kosovës në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për hetimin dhe verifikimin e mjeteve të dyshuara”.

“Një situatë e tillë e hedhjes së gazit lotsjellës është përsëritur edhe gjatë vazhdimit të pjesës së dytë të seancës parlamentare, nga deputetë të caktuar”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës më tej ka shtuar se vlen të potencohet se të gjitha veprimet policore janë realizuar konform autorizimeve ligjore, ndërsa për të ndërhyrë brenda në seancën parlamentare kërkohet vendimi dhe kërkesa e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Sigurojmë qytetarët dhe opinionin e gjerë se veprimet individuale të deputetëve nuk kanë asnjë lidhshmëri me zyrtarët policorë që janë në kryerje të detyrës”.

“Bazuar në kompetencat dhe autorizimet ligjore që ka, Policia e Kosovës është duke ndërmarrë veprimet e saja hetimore drejt zbulimit se si është futur mjeti i dyshuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, si dhe çdo gjë tjetër rreth hedhjes së gazit lotsjellës”.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke bashkëpunuar dhe koordinuar me Prokurorinë e Shtetit, për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme pasuese në raport me deputetët të cilët kanë hedhur gazin lotsjellës”.

“Edhe përkundër të gjitha vështirësive të shfaqura Policia e Kosovës vazhdon me realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori