LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës më e vjetra në rajon, pensionimi i parakohshëm si domosdoshmëri

Policia e Kosovës më e vjetra në rajon, pensionimi i parakohshëm si domosdoshmëri

Policët e Kosovës janë më të vjetrit në rajon, ndaj miratimi i Ligjit për pensionimin e parakohshëm po shihet si i domosdoshëm nga njohësit e fushës së sigurisë dhe Sindikata e Policisë së Kosovës.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në një prononcim për Telegrafin tha se miratimi i këtij ligji do të ndikonte me përtëritjen e këtij institucioni dhe në këtë mënyrë do të ofroheshin shërbime më të mira për qytetarët.


Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj

Qalaj bëri të ditur se mosha mesatare e zyrtarëve të PK-së është rreth 47 vjet, ndërsa siç tha, mbi 500 zyrtarë policorë janë me sëmundje të rënda si kancer e sëmundje të zemrës.

“Pensionimi i parakohshëm do të ndikonte në përtëritjen e organizatës pasi që do të punësoheshin gjenerata të reja ndërsa për të pensionuarit do të kishin një tretman më dinjitoz. Me përtëritjen e organizatës, PK-ja do të ishte në gjendje që të ofronte shërbime më të mira të sigurisë për qytetarët e vendit”, deklaroi ai.

Sipas tij, mosha kur policët do të duhej të pensionoheshin është 55 vjet, ndërkaq “implementimi i ligjit për shkak të kostos financiare do të bëhej për 3 deri në 4 vjet”.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë fushatës zgjedhore pati premtuar se në qeverisjen e tij do të bëjë reforma në polici, duke mundësuar kështu pensionimin e parakohshëm të policëve dhe regrutimin e policëve të ri.

Për këtë çështje, Telegrafi ka dërguar pyetje në adresë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por edhe pas disa ditësh pritjeje, nuk ka pranuar asnjë përgjigje.

Sipas Qalajt, në këtë drejtim “Qeveria aktuale dhe zoti Kurti, edhe pse e ka pasur prioritet gjatë premtimeve elektorale, nuk është duke bërë asgjë”.

Miratimin e këtij ligji e sheh si të domosdoshëm edhe eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala

Ai në një prononcim për Telegrafin tha se mosjetësimi i tij po e penalizon tërë sistemin e sigurisë në Republikën e Kosovës.

“Pavarësisht nga ri-fillimi i rekrutimit për personel të ri që nga viti 2012 , prapë nevoja është tejet e madhe për të ri-freskuar radhët e saj në nivelin taktik operacional nga patrulla për njësitë e rendit deri të patrulla për njësinë e brezit kufitar ku në këto dy pjese do kishte me qene të mirëpritur”, deklaroi Shala në një përgjigje me shkrim për Telegrafin.

Sipas tij, kryeministri Kurti por edhe paraardhësit e tij në këtë post, me siguri janë marrë vetëm në kohë fushate duke keqpërdorur kushtet dhe nevojat e pjesëtarëve të kësaj fushe vetëm për vota, “të cilat asnjëherë nuk janë shfrytëzuar për të rritur mirëqenien e tyre”.

Ndërsa, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, thotë se ky ligj ka qenë i planifikuar të dërgohet për miratim në Dhjetor të vitit 2021, por që është hequr nga agjenda pa u caktuar ndonjë datë se kur do të dërgohet në Kuvend.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri

“Thuhet se implementimi i këtij ligji ka kosto buxhetore, por unë mendoj se ky ligj duhet të implementohet dhe të realizohet me tre faza që nuk do të krijonte probleme. Pra, të mos shkohet direkt me pensionim në moshën 55-vjeçare, por të ndahen në grupe”, u shpreh Zeqiri për Telegrafin.

Në anën tjetër, nga Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim për redaksinë kanë njoftuar se në këtë institucion janë mbi 9 mijë punonjës, mosha mesatare e të cilëve është “mbi 40 vjet”.

Me miratimin e Ligjit për pensionimin e parakohshëm, secili zyrtar policor që mbush 55 vjet kalon në pensionim të parakohshëm, derisa pritet të marrë si pension 60 për qind të pagës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori