LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës arreston shtetasin turk, i cili ishte pjesë e Lëvizjes Gulen

Policia e Kosovës arreston shtetasin turk, i cili ishte pjesë e Lëvizjes Gulen

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetas turk, Ugur Toksoy, pasi Turqia ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për te nën akuzën se është pjesë e Lëvizjen Gulen. Ky arreston po ndodh pas presioneve të udhëheqësve të Turqisë në drejtim të Kosovës.

Presioni i zyrtarëve të Turqisë në drejtim të Kosovës për arrestimin e pjesëtarëve të Lëvizjes së Gulenit ka dhënë rezultatet e para. Kjo për shkak se Policia e Kosovës e ka arrestuar në Prizren Ugur Toksoy, i akuzuar nga Turqia se është pjesë e grusht shtetit në Turqi.


Arrestimi ka ndodhur në Prizren, një qytet dashamirës ndaj Erdoganit, në të cilin ka qëndruar për vizitë shefi i shtetit turk. Madje, në këtë qytet, Erdogani i pati thënë Thaçit vëlla, ndërsa, kishte deklaruar se “Kosova është Turqi, e Turqia Kosovë”.

Merret vesh se pushteti i Erdoganit e akuzon shtetasin tuk, që jeton në Kosovë, se është pjesë e Lëvizjes Gulen.

“Në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar, është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, ka konfirmuar Policia e Kosovës, për Gazetën Express.

Burime të gazetës kanë treguar se Toksoy ka punuar si edukator në Fondacionin Atmosfera. I njëjti person nuk ka vizituar Turqinë në dy vitet e fundit.

Por, nuk është vetëm Toksoy që po kërkohet të depërtohet nga Kosova në Turqi. Një prokuror turk ka deponuar në Kosovë disa emra që duhet të arrestohen.

“Prokurori të lartë publik nga Turqia, i quajtur Mehmet Akarca, i cili dyshohet se ka kërkuar nga autoritetet në Kosovë për deportimin e disa emrave, të cilët njihen se janë të lidhur me Lëvizjen Gylen”, ka thënë një burim i gazetës.

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori