LAJMI I FUNDIT:

Policia dhe inteligjenca daneze arreston disa persona nën dyshimin për përgatitje të sulmit

Policia dhe inteligjenca daneze arreston disa persona nën dyshimin për përgatitje të sulmit

Policia e Kopenhagës dhe Shërbimi danez i Sigurisë dhe Inteligjencës (PET), thanë sot kanë kryer disa arrestime në një aksion të koordinuar në të gjithë vendin, me dyshimin e përgatitjes për një sulm terrorist, shkruan Reuters.

“Kjo është jashtëzakonisht serioze,” tha kryeministrja daneze Mette Frederiksen për agjencinë e lajmeve Ritzau në një takim me ministrat e BE në Bruksel, transmeton Telegrafi.


“Për disa vite, kemi parë se ka njerëz që jetojnë në Danimarkë që nuk na dëshirojnë të mirën. Të cilët janë kundër lirisë sonë dhe që janë kundër shoqërisë daneze, me gjithçka që ajo përfshin”, tha Frederiksen.

Ajo nuk dha detaje se cilët ishin sulmuesit e dyshuar. Policia dhe shërbimi i inteligjencës nuk kanë bërë të ditur se sa janë arrestuar.

PET për më shumë se një dekadë ka paralajmëruar kundër sulmeve të mundshme, e që nga viti 2010 ka mbajtur nivelin e alarmit terrorist në shkallën e katërt nga pesë sosh sa janë, duke reflektuar një kërcënim “të rëndësishëm”.

PET pranoi në gusht se kërcënimi ndaj Danimarkës ishte intensifikuar pasi aktivistët anti-islamik dëmtuan disa kopje të Kuranit gjatë verës, por tha se në atë kohë nuk kishte asnjë arsye për të rritur alarmin në nivelin më të lartë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori