Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Fushë Kosovë për trafikim me njerëz.

Sipas raportit policor i dyshuari ka rezultuar si person i kërkuar nga gjykata.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të cekur. Në lidhje me rastin është intervistuar viktima femër K/Shqiptare ndërsa i dyshuari gjatë verifikimit ka rezultuar si person i kërkuar nga gjykata i është dorëzuar njësitit policor të Klinës”, thuhet në raportin policor./Telegrafi/