LAJMI I FUNDIT:

Policia amerikane zbulon identitetin e sulmuesit të shkrimtarit Salman Rushdie, i cili u ther disa herë në qafë në New York

Policia amerikane zbulon identitetin e sulmuesit të shkrimtarit Salman Rushdie, i cili u ther disa herë në qafë në New York

Policia amerikane ka konfirmuar se Salman Rushdie është sulmuar mbrëmë nga 24-vjeçari Hati Matar nga New Jersey, raporton BBC.

Shkrimtari me prejardhje nga India u sulmua të premten në New York, derisa po mbante fjalim në një institut. Pas këtij sulmi, ai është dërguar me urgjencë me helikopter në spital, transmeton Telegrafi.


Sulmuesi kishte kërcyer nga publiku duke bartur një maskë të zezë, dhe pa u menduar dy herë sulmoi shkrimtarin.

Rushdie ka qëndruar në tokë për rreth pesë minuta, para se ta ndihmonin të ngritet dhe ta largojnë nga salla.

Agjenti i Rushdies: Shkrimtari ka gjasa të humb njërin sy, aktualisht nuk mund të flas
Lexo po ashtu Agjenti i Rushdies: Shkrimtari ka gjasa të humb njërin sy, aktualisht nuk mund të flas

E një dëshmitar tha se sulmuesi kishte vrapuar nga ana e majtë e skenës, dhe se disa herë e ka goditur me thikë në qafë shkrimtarin.

Rushdie është fitues i shumë çmimeve, dhe prej dekadash ka qenë cak i kritikave të shumta për shkak të botimit të librit “Vargjet Satanike”.

Rushdie për dikë është shkrimtari më i madh indian pas Tagoreas, ku i kaloi 13 vite duke jetuar me identitet të rrejshëm dhe me mbrojtje të vazhdueshme nga policia.

Identitetin e rrejshëm e la pas vetes, disa muaj pas 11 shtatorit të vitit 2001, pasi që presidenti iranian Muhammad Hatami se urdhri për vrasjen e tij më nuk vlen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori