LAJMI I FUNDIT:

Polici vret tigrin që kishte “kapur” krahun e një punëtori të kopshtit zoologjik në Florida, i cili u përpoq ta ‘përkëdhelte dhe ushqente’

Polici vret tigrin që kishte “kapur” krahun e një punëtori të kopshtit zoologjik në Florida, i cili u përpoq ta ‘përkëdhelte dhe ushqente’

Një video e publikuar thuhet se tregon momentin kur një polic në Florida qëlloi dhe vrau një tigër pasi ai kapi krahun e një pastruesi të kopshtit zoologjik, i cili dyshohet se u përpoq ta përkëdhelte dhe ushqente.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë River Rosenquist, 26 vjeç, nga Napoli, i gjakosur dhe në tokë në rrethimin e tigrave në kopshtin zoologjik të Napolit, ndërsa bërtet nga dhimbja: ‘Të lutem më ndihmo! Të lutem më ndihmo! Oh Zoti im! Gjuaj! Do të vdes!’.


Zëvendësit e sherifit u përpoqën të godasin me shkelma rrethojën – ku Eko, një tigër tetë vjeçar, ishte vendosur – në një përpjekje për të detyruar kafshën të lironte punëtorin.

Pas një përpjekjeje të pasuksesshme, polici – duke besuar se nuk kishte alternativa të tjera – qëlloi një të shtënë të vetme drejt tigrit në një përpjekje për t’i shpëtuar jetën Rosenquist.

Eko shihet duke “gjëmuar” gjatë kohës që u qëllua, më pas u tërhoq në pjesën e pasme të rrethimit ku ngordhi.

Hetimi paraprak zbuloi se ai supozohej të pastronte tualetet dhe dyqanin e dhuratave kur vendosi të hynte në një zonë të paautorizuar të rrethimit të tigrave.

Ai dukej se ishte ose duke përkëdhelur ose duke ushqyer tigrin, të cilat policia thotë se të dyja janë ‘aktivitete të paautorizuara dhe të rrezikshme’. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

Botë
Si do të përgjigjet Izraeli? Eksperti britanik tregon tri opsionet e (pa)mundshme

Si do të përgjigjet Izraeli? Eksperti britanik tregon tri opsionet e (pa)mundshme

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Ngjarje, pamje, analiza dhe parashikime - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, gjithçka ndodhi deri tani dhe çfarë pritet të ndodhë më pas

Ngjarje, pamje, analiza dhe parashikime - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, gjithçka ndodhi deri tani dhe çfarë pritet të ndodhë më pas

Botë
Kalo në kategori