LAJMI I FUNDIT:

Polici vrau vëllain e tij në Graçanicë, policia jep detaje rreth vrasjes

Polici vrau vëllain e tij në Graçanicë, policia jep detaje rreth vrasjes

Në mesditën e së shtunës në fshatin Gushtericë të Poshtme të Graçanicës, një person me inicialet M.Sh  zyrtar policor kishte shtënë mbi trupin e vëllait të tij D.Sh, duke e lënë kështu të vdekur atë.

Në raportin 24 orësh Policia e Kosovës bënë të ditur se vrasja kishte ndodhur më armë zjarri dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Sipas policisë dorasi është arrestuar dhe rasti është duke u hetuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.


Zyrtari policor vret vëllain e tij në Gushtericë të Graçanicës
Lexo po ashtu Zyrtari policor vret vëllain e tij në Gushtericë të Graçanicës

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (zyrtar policor) ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës mashkull kosovar (vëllait të tij). Si pasoj e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. I dyshuari është arrestuar, me rastin është duke u marr IPK (Inspektorati Policor i Kosovës)”, njofton policia.

Si dorasi e po ashtu edhe viktima i përkisnin nacionalitetit serb.

Ndërkaq komandanti i Stacionit Policor në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq, kishte thënë se dyshohet e deri te konflikti që ka përfunduar me vrasje ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje pronësore mes dy vëllezërve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori