LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari policor vret vëllain e tij në Gushtericë të Graçanicës

Zyrtari policor vret vëllain e tij në Gushtericë të Graçanicës

Një person ka vdekur sot pasi është qëlluar me armë zjarri nga një zyrtar policor në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës.

Mësohet se viktima dhe dorasi janë vëllezër dhe i përkasin nacionalitetit serb.


Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

“Personi i dyshuar (zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”.

Ndërkohë, komandanti i Stacionit Policor në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq, ka thënë se dorasi është M.Sh, kurse viktima D.Sh. është i moshës rreth 70 vjeçare.

Sipas tij, dyshohet se deri te konfilkti që ka përfunduar me vrasje ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjes pronësore mes dy vëllezërve. /Telegrafi/