Kyle Savoia ia ka shpëtuar jetën një të riu, i cili kishte fjetur mbi shina në New Jersey të Shteteve të Bashkuara.

Me të marrë njoftimin se pranë një stacioni ndodhet një njeri me kokë poshtë, polici vrapoi me shpejtësi dhe i kërkoi makinistit të ndalonte trenin, pak momente para se të arrinte te ai, transmeton Telegrafi.

“Prej nga erdhe ti, faleminderit shumë” ka thënë ai duke qarë, ndërsa polici e pyeste se si e ka mbiemrin.

Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin dramatik, kur treni ndaloi pak centimetra para të riut, që nuk dihet se si përfundoi në mes të hekurudhës.

Për më tepër, Savoia duket se ka në gjak të jetë polic, pasi e kishte pasur edhe të atin, i cili vdiq më 2015 duke e ndihmuar kolegun gjatë një intervenimi. Vëllai i tij u betua në fillim të janarit, për të marrë detyrën si polic. /Telegrafi/