LAJMI I FUNDIT:

Polici anglez filmohet duke goditur grusht adoleshenten, derisa po tentonte ta arrestonte (Video, +18)

Polici anglez filmohet duke goditur grusht adoleshenten, derisa po tentonte ta arrestonte (Video, +18)

Një video amatore e filmuar me telefon të mençur, shfaq një polic anglez duke goditur me grusht në fytyrë një 14-vjeçare, ndërsa pamjet janë bërë virale në internet.

14-vjeçarja dhe një grua 52-vjeçe janë arrestuar nën akuzën për sulm ndaj policisë në Accrington të Lancashirëe gjatë të hënës pasdite, kur dy policë morën tretman gjatë këtij incidenti, transmeton Telegrafi.


Policia e Lancashire që i janë referuar adoleshentes në video si një “vajzë të re”, ka njoftuar se janë në dijeni për videon që po qarkullon në internet dhe se tashmë kanë filluar hetimet.

Në video shihen një polic dhe kolegia e tij të cilët mundohen të arrestojnë adoleshenten, derisa qytetarët që ishin përreth dëgjohen duke bërtitur “lëshojeni.

Dhe në një moment duket se polici humb durimin dhe e godet me grusht në fytyrë adoleshenten, ndërsa kalimtarët e shokuar bërtisnin “ky burrë sapo e goditi në fytyrë një vajzë të vogël… do ta humbësh punën për këtë”.

Ky veprim i zyrtari policor ka shkaktuar reagime të ashpra tek qytetarët anglezë, që në asnjë mënyrë nuk e arsyetuan dhunën e tepruar që e përdori gjatë arrestimit të adoleshentes. /Telegrafi/