Garrett Rolfe, polici amerikan që dyshohet se përdori armën e zjarrit gjatë tentim arrestimit të afro-amerikanit Rayshard Brooks është shkarkuar nga puna, dhe mund të akuzohet për tri vepra penale – vrasje, vrasje me paramendim apo vrasje nga neglizhenca, ka njoftuar Paul Howard, gjykatës në rajonin Fulton të Georgia.

Howard ka thënë për CNN se akuza varet nga ajo nëse Rolfe e ka ndjerë kërcënimin me vdekje, duke marrë vendim të përdor armën e zjarrit, transmeton Telegrafi.

“Nëse plumbi është shkrepur për çfarëdo arsye, e nuk do të shpëtonte jetë apo parandalonte që ai apo kushdo tjetër të lëndohet, atëherë përdorimi i armës së zjarrit është i kundërligjshëm”, ka shtuar Howard.

Ai ka paralajmëruar që vendimi për padi në rastin e vrasjes së Ryshar Brooks do të merret të premten. /Telegrafi/