Policët parkojnë veturën në vend të gabuar në Prishtinë


Një veturë e Policisë së Kosovës është parkuar në vend të gabuar në Prishtinë.
Lexuesit e Telegrafit, kanë dërguar fotografi ku shihet se vetura është parkuar në vendin ku ndalohet parkimi edhe me shenja të komunikacionit.
Për shkeljen e rregullave të komunikacionit, Policia në vazhdimësi po dënon shoferët, e së fundmi Policia po shqipton tiketa trafiku bazuar edhe në fotografitë që pranon nga qytetarët.
Ndryshe, në 24 orët e fundit, Policia ka dënuar 1 mijë e 488 shoferë për mos respektim të rregullave të komunikacionit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/08/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































