eksperti-banner

Paul Pogba ka dëshpëruar paksa të gjitha me paraqitjet te Manchester Unitedi që nga transferimi i tij nga Juventusi.

Francezi ishte në mesin e më të dobëtëve në derbin ndaj Liverpoolit në Old Trafford.


23-vjeçari deri më tani ka shënuar gjashtë gola për Djajtë e Kuq, katër në Ligën Premier dhe dy në Kupën e Ligës.

Pogba duket se është i lidhur ngushtë me numrin gjashtë, pasi jo vetëm që e ka në fanellë, por deri më tani ka ndërruar gjashtë stile flokësh.

Gjashtëshi i Unitedit, ka gjashtë gola dhe gjashtë stile flokësh në gjashtë muajt e parë te Djajtë e Kuq, ia vlen kjo për 110 milionë euro?. /Telegrafi/

16122157 1435304029815884 1903873017 o

telegrafi sport app