Podujevë, hajnat i vjedhin në shtëpi para dhe stoli ari


Një person ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari në shtëpinë e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 19:00 në fshatin Shakovicë, Podujevë.
Siç thuhet në raport rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur nga shtëpia kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/04/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































