LAJMI I FUNDIT:

Podrimja, Agollit: Kam rënë në hall me bajraktarët e kombit

Podrimja, Agollit: Kam rënë në hall me bajraktarët e kombit
Ali Podrimja

Kur kombi është në duart e bajraktarëve, me kë mund të ndajë shqetësim poeti? Më poshtë është letra që Ali Podrimja ia kishte shkruar Dritëro Agollit.

“I dashur Dritëro , Ç’të bëj? Në veri ma grabisin Kosovën sërbët, në jug maqedonët, në Perëndim malazezët… Vendlindja e Azem Shkrelit nuk është më nën jurisprudencën e Kosovës, po të Malit të Zi , ndërsa varri i Fahredin Gungës gjendet nën jurisprudencën e Serbisë… E, unë ku të prehem? Shqipëria, mund të më ofrojë azil? Kam rënë në hall me bajraktarët e kombit. Nuk di ç’të bëj?… Të qafon yt vëlla, Ali Podrimja. 26 shkurt 2003 , Ulpianë