eksperti ad

Një lajm i mirë për ata që i pëlqejnë paroditë dhe mendojnë se filmit “50 Shades of Grey” i është dhënë vlerësim i pamerituar.

Filmi i famshëm erotik së shpejti do ta ketë edhe versionin satirik, në të cilin rolin kryesor do ta luajë Marlon Wayans, i njohur për shumë parodi, e sidomos për seritë e para të “Scary Movie”.


Parodia do të quhet “Fifty Shades of Black”, ndërsa Wayans tashmë e ka konfirmuar projektin duke njoftuar përmes Instagramit.

“Komedia dhe seksi shkojnë bashkë dhe jam i gëzuar për këtë projekt, sepse do të jetë argëtues. Një film i këtij kalibri, padyshim se ka nevojë për parodi”, ka thënë Marlon. /Telegrafi/