LAJMI I FUNDIT:

Po vjen lansimi i video-lojës Overwatch 2 ‘beta’

Po vjen lansimi i video-lojës Overwatch 2 ‘beta’

Beta për Overwatch 2 pritet të publikohet në fund të muajit prill, ka konfirmuar kompania e video-lojërave Blizzard, pas muajsh vonese dhe spekulimesh.

Loja Overwatch për herë të parë është publikuar në vitin 2016, e zhvilluar dhe e publikuar nga Blizzard Entertainment.


Overwatch është një lojë në ekip, që luhet përgjithësisht si gjuajtëse në vetën e parë (first person shooter). Loja përmban disa mënyra të ndryshme të lojës, të dizajnuara kryesisht rreth luftimeve të bazuara në skuadër me dy ekipe kundërshtare me nga gjashtë lojtarë secila.

Publikimi i ri i fazës testuese të lojës së re Overwatch 2, pritet të vijë në fund të prillit dhe siç duket do të përdoret edhe në turneun profesional Overwatch League 2022, i cili do të fillojë pas datës së lansimit të Overwatch 2 ‘beta’.

Video-loja e re e Overwatch siç duket do të ketë ndryshime te “heronjtë”, si “Sombra, Doomfist, Orisa dhe Bastion” dhe gjithashtu do të ketë një “hero” krejt të ri dhe mapa të reja. Ndërkaq, video-loja siç duket do të ndryshojë, duke dalluar nga loja Overwatch e parë, ekipet do të përbëhen nga pesë lojtarë.

Pra, ndeshjet në lojë do të zhvillohen pesë kundër pesë, nga gjashtë kundër gjashtë sa ishte në lojën e kaluar.

Drejtori i lojës, Aaron Keller, ka zbuluar se shumë shpejt punonjësit dhe partnerët kryesorë të Blizzard, duke përfshirë profesionistët e ligës të Overwatch, do të kenë qasje në një ndërtim të mbyllur Alfa të Overwatch 2. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbrojtësi i Interit humb pjesëmarrjen në Euro 2024, Spalletti nuk humb kohë dhe fton një tjetër lojtar

Mbrojtësi i Interit humb pjesëmarrjen në Euro 2024, Spalletti nuk humb kohë dhe fton një tjetër lojtar

Përfaqësueset
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

La Liga
Ylli i Man City i vetofrohet Barcelonës

Ylli i Man City i vetofrohet Barcelonës

La Liga
Si do ta ndalë mbrojtja e Kosovës një sulmues si Haaland - përzgjedhësi Franco Foda jep komentin e tij

Si do ta ndalë mbrojtja e Kosovës një sulmues si Haaland - përzgjedhësi Franco Foda jep komentin e tij

Përfaqësuesja e Kosovës
Shefi i Dortmundit me deklaratë bombastike: Reali ka paguar më shumë se 103 milionë euro për Bellingham

Shefi i Dortmundit me deklaratë bombastike: Reali ka paguar më shumë se 103 milionë euro për Bellingham

La Liga
Casemiro do të largohet nga Man Utd, këto janë tre klubet që janë vënë pas brazilianit

Casemiro do të largohet nga Man Utd, këto janë tre klubet që janë vënë pas brazilianit

Premier League
Kalo në kategori