LAJMI I FUNDIT:

Po u dërgonte bombolat me oksigjen djemve të ngecur në shpellë, zhytësi tajlandez humb jetën derisa po dilte nga shpella (Video)

Po u dërgonte bombolat me oksigjen djemve të ngecur në shpellë, zhytësi tajlandez humb jetën derisa po dilte nga shpella (Video)

Zhytësi tajlandez Saman Kunan, i cili kishte marrë pjesë vullnetarisht në operacionin për shpëtimin e 12 djemve dhe trajnerit të tyre që kanë ngecur në një shpellë, ka humbur jetën për shkak të mungesës së oksigjenit derisa po mundohej të kthehej në qendrën komanduese thellë nën tokë, ka njoftuar zëvendësguvernatori Chiang Rai Pasakorn Bonialak.

Qendra komanduese gjendet rreth 2 kilometra në thellësi të shpellës, ku ekipi i futbollit dhe trajnerit i tyre kanë ngecur tash e dy javë, transmeton Telegrafi.


Kunan që ishte në të ’30-at, po kthehej nga shpella ku u kishte dërguar djemve dhe trajnerit bombolat me oksigjen, kur në gjysmë të rrugës mbeti vetëm pa oksigjen derisa ishte nën ujë.

Pamje që tregojnë pse e kanë të vështirë zhytësit nga e mbarë bota, të futen dhe shpëtojnë djemtë e ngecur në shpellë në Tajlandë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Pamje që tregojnë pse e kanë të vështirë zhytësit nga e mbarë bota, të futen dhe shpëtojnë djemtë e ngecur në shpellë në Tajlandë (Foto/Video)

“Zhytja është gjithmonë një punë me rrezik të madh. Ndoshta e ka humbur vetëdijen dhe më pas ka vdekur në mungesë të oksigjenit. Presim rezultatet e obduksionit për të përcaktuar shkakun”, ka deklaruar shefi i marinës tajlandeze.

Bëhet fjalë për ish-zhytësin e marinës tajlandeze Saman Gunan, që ka humbur vetëdijen derisa po dilte nga shpella ku kishte shkuar për t’i furnizuar djemtë me bombola të oksigjenit.

“Detyra e tij ka qenë dërgimi i bombolave me oksigjen. Ai për vete nuk kishte oksigjen të mjaftueshëm dhe në gjysmë të rrugës mbeti pa të”, ka deklaruar një zyrtar i qeverisë tajlandeze. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bien në kurthin e Hamasit, vriten katër ushtarë izraelitë

Bien në kurthin e Hamasit, vriten katër ushtarë izraelitë

Azia
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kush votoi pro dhe kush kundër rezolutës që e avancon statusin e Palestinës në OKB

Kush votoi pro dhe kush kundër rezolutës që e avancon statusin e Palestinës në OKB

Azia
Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Evropa
Asambleja e OKB-së miraton rezolutën për anëtarësimin e Palestinës - SHBA do të vendos veto në Këshillin e Sigurimit

Asambleja e OKB-së miraton rezolutën për anëtarësimin e Palestinës - SHBA do të vendos veto në Këshillin e Sigurimit

Azia
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Kalo në kategori