ditën e dytë të punimeve të Asamblesë parlametare të NATO-s në Tiranë, në Komitetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë, ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli theksoi domosdoshmërinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, për t’iu shpëtuar influencave ruse dhe frymës së radikalizimit.
“Përfitoj nga ky rast t’iu shpreh të gjithëve mirëseardhjen në Tiranë. NATO është një komunitet vlerash, ku bashkohen demokracia, liria individuale, të drejtat e njeriut dhe shteti ligjor. Asambleja e NATO-s, e përbërë nga anëtarë parlamentesh nga të gjitha vendet anëtare, është një mishërim i qartë i vlerave demokratike të kësaj aleance. Dua të adresoj disa nga çështjet më të prekshme për aleancën tonë, siç janë kërcënimet dhe sfidat që burojnë nga arkitektura aktuale e sigurisë në Europë, duke pasur parasysh rolin dhe reagimin e aleancës”, deklaroi në hyrje ministrja Kodheli.
Sigurisht, së pari iu referua aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga ana e Moskës dhe aktivitetet shtrënguese në Ukrainë, e më tej me retorikën ndaj NATO-s dhe deri te kërcënimet bërthamore.
“Deri në fund të 2013-s aleanca ishte fokusuar në operacione të menaxhimit të krizave, veprimtari të sigurisë bashkëpunuese, duke zgjeruar platformën e partneriteteve. Në përputhje me deklaratën e samitit të Lisbonës, që njohu partneritetin strategjik të aleancës me Rusinë, NATO rriti bashkëpunimin me Federatën Ruse duke përfshirë edhe fushën e mbrojtjes raketore”.
“Shumë prej nesh menduan një NATO të zhdërvjellët dhe pa kërcënime në kufijtë tanë të afërt, si dhe e aftë për të shijuar supremacinë ushtarake ndaj armiqve të kohës. Për fat të keq, dy vite më parë ne pamë aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga ana e Moskës, si dhe aktivitetet e tyre shtrënguese përreth Ukrainës. Për më tepër, Rusia rriti retorikën ndaj NATO-s dhe aleatëve të saj, madje edhe në fushën e rrezikshme dhe shqetësuese, atë bërthamore”.
“Dua të rikujtoj deklaratën e ambasadorit rus në Danimarkë në mars të vitit 2015, i cili pohoi se në rast se Danimarka do të bëhej pjesë e sistemit mbrojtës antiraketë të udhëhequr nga SHBA-të, atëherë luftanijet daneze do të ktheheshin në shënjestra të raketave bërthamore ruse. Lista e deklaratave të ngjashme dhe manovrave të pajustifikuara ruse në rajonin e Baltikut, Detit të Zi, Mesdheut Lindor dhe në Atlantikun e Veriut, është mjaft e gjatë dhe në këndvështrimin tonë këto deklarata janë bërë qëllimisht”, deklaroi Kodheli.
Mbi sfidat me të cilat përballemi sot, ministrja e Mbrojtjes veçon migrimin dhe terrorizmin, për të cilat tha se kërkojnë një qasje të plotë dhe të fortë për frenimin dhe mbrojtjen ndaj tyre.
“Ndërkohë, ‘pranvera arabe’ u shndërrua në një ‘dimër arab’, pasi ‘djalli’ gjeti një terren pjellor dhe u shfaq duke u rritur me një dhunë ekstreme. I ashtuquajturi Shtet Islamik, apo DAESH, dhe grupe të tjera terroriste, të furnizuar nga fenomeni i mercenarëve në të gjithë botën, janë një kërcënim real jo vetëm për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, por edhe për shoqëritë tona. Ngjarjet tragjike në Ankara, Paris, Bruksel apo vende të tjera, janë mesazh i qartë për qëllimin që ato kanë.
Dështimi dhe mosfunksionimi i shteteve, ndërthurur me dhunën në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, kanë shkaktuar një valë masive të refugjatëve në shtëpitë tona apo në vendet fqinj. Ky është mjedisi i sigurisë në Europë, një kombinim i kërcënimeve dhe sfidave tradicionale apo jo, të provokuara nga aktorë shtetëror apo jo të tillë, që kërkojnë një qasje të plotë dhe të fortë për frenimin dhe mbrojtjen”, deklaroi Kodheli.
Sipas saj, “nuk është detyrë e lehtë të merresh me të tilla sfida, por nuk ka një zgjidhje të mesme”.
“Dështimi do të thotë copëzim i unitetit të kontinentit europian dhe fatkeqësisht, janë shumë ata që presin të ndodhë kjo gjë. Ne nuk duhet të harrojmë rajonet që lehtësisht mund të preken nga trazirat ndërkombëtare, për shkak të paqëndrueshmërisë dhe dobësisë së tyre. Ballkani Perëndimor është një prej tyre, relativisht larg nga Rusia dhe Lindja e Mesme, por i ndikuar kryesisht nga paratë, ideologjia e Moskës dhe fundamentalizmi”.
“Ky rajon është udhëkryqi që bashkon Lindjen me Perëndimin. Në kohë të tilla, konflikte të tilla mund të parandalohen lehtësisht përmes proceseve integruese, sepse integrimi përhap stabilitet dhe siguri, si dhe ofron nxitje për vendet aspiruese që të ndërmarrin reforma demokratike. Të gjithë e dimë se rruga e anëtarësimit në BE është më e ndërlikuar për Ballkanin Perëndimor, e kjo vlen edhe për Shqipërinë”.
“Problemet e shumta janë duke e dobësuar ëndrrën e integrimit, por kjo është arsyeja pse ne e mbështetëm fuqishëm anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe përshëndesim nënshkrimin e protokollit ditë më parë nga ministrat e Jashtëm. Prania e aleancës në rajon është e mirëpritur dhe e vlerësuar. Mali i Zi nuk do të jetë vendi i fundit që i bashkohet aleancës, për sa kohë do të jetë në fuqi neni 10 i Traktatit të Uashingtonit dhe vendimet kombëtare mbi aspiratat integruese do të jenë të lira”, tha ndër të tjera ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. /TopChannel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City