LAJMI I FUNDIT:

“A po planifikon ta vrasësh Zelenskyn?” – çfarë tha Putin kur u pyet muaj më parë nga ish-kryeministri izraelit, Naftali Bennett

“A po planifikon ta vrasësh Zelenskyn?” – çfarë tha Putin kur u pyet muaj më parë nga ish-kryeministri izraelit, Naftali Bennett

Ish-kryeministri izraelit Naftali Bennett ka thënë në një intervistë se presidenti rus Vladimir Putin i tha atij se nuk do të përpiqej ta vriste presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, një premtim i bërë gjatë një udhëtimi në Moskë menjëherë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës vitin e kaluar.

Duke folur në një ‘podcast’ me gazetarin izraelit Hanoch Daum, i publikuar të dielën, Bennett tha se mori siguri nga Putini se jeta e presidentit ukrainas nuk ishte në rrezik gjatë një vizite të fshehtë në kryeqytetin rus marsin e kaluar, me qëllim ndërmjetësimin gjatë ditëve të para të luftës, raporton The Guardian, përcjell Telegrafi.


“E pyeta: ‘A po planifikon ta vrasësh Zelenskyn?’ Ai tha: ‘Unë nuk do ta vras Zelenskyn’. Më pas i thashë: ‘Duhet të kuptoj që po më jep fjalën që nuk do ta vrasësh Zelenskyn’. Ai tha: ‘Unë nuk do ta vras Zelenskyn’”.

Bennett tha se më pas thirri udhëheqësin ukrainas rrugës për në aeroportin e Moskës, ku Zelensky e pyeti: “A je i sigurt?” dhe unë i thashë: “Po, 100 për qind, ai nuk do të të vrasë”.

Komentet e Bennett vijnë pas pretendimeve për BBC javën e kaluar nga ish-kryeministri britanik Boris Johnson, i cili tha se Putini e kishte kërcënuar atë me një sulm raketor që do të zgjaste vetëm një minutë. Kremlini tha se Johnson po gënjen.

Gjithashtu të dielën, kancelari gjerman, Olaf Scholz, i tha gazetës Bild am Sonntag se Putini “nuk ka bërë asnjë kërcënim kundër meje apo Gjermanisë” pavarësisht kritikave të përsëritura dhe të drejtpërdrejta të Scholz për pushtimin ndaj udhëheqësit rus.

Sipas Bennett, gjatë përpjekjeve të tij ndërmjetësuese, Zelensky ra dakord të hiqte dorë nga ideja se Ukraina do të bashkohej me NATO-n dhe Putini hoqi dorë nga një betim për të kërkuar çarmatimin e Ukrainës në mënyrë që t’i jepte fund luftës. “Gjithçka që bëra ishte e koordinuar me SHBA-në, Gjermaninë dhe Francën”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori