LAJMI I FUNDIT:

Po pastrohen rrugët e Kumanovës

Po pastrohen rrugët e Kumanovës

Në Komunën e Likovës për momentin në terren po punojnë makinat e rënda, të cilat janë nën kompetencë të komunsë, por komunikacioni po zhvillohet i rënduar në kushte dimërore. Nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza (QRMK) informojnë se deri në fund të ditës ose më së voni deri nesër do të pastrohen rrugët në fshatrat e Likovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas QRMK, në Kumanovë rrugët janë të kalueshme, ndërsa gjatë ditës do të pastrohen edhe rrugët për në fshatra dhe rajone tjera.


QRKM-Kumanovë dhe kompetentët nga komuna Staro Nagoriçane, njoftuan se pothuajse gjithë rrugët nëpër fshatrat malorë janë pastruar, ndërsa ata që duhet ende të pastrohen janë Zhegljan, Arbanashko, Dejlovce, Malotino dhe Cvetishinica./Telegrafi/