LAJMI I FUNDIT:

Po fillon revolta e futbollistëve kundër futbollit? Nuk duan kaq shumë ndeshje

Po fillon revolta e futbollistëve kundër futbollit? Nuk duan kaq shumë ndeshje

Kryetari i Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë të Anglisë dhe Uellsit (PFA), Maheta Molango ka thënë se futbollistët janë të gatshëm të kërkojnë mbrojtje ligjore për numrin në rritje të ndeshjeve.

Molango tha se FIFA po rrezikon seriozisht shëndetin e futbollistëve duke shtuar vazhdimisht numrin e ndeshjeve dhe duke shtuar gara të reja.


“Ne kemi ardhur në një situatë ku duhet të mbrohemi. Është e trishtueshme ajo që është futbolli sot, dhe një humbje e madhe për futbollin është që futbollistët duhet të mbrojnë veten kur askush tjetër nuk do ta bëjë këtë për ta”.

“Është e qartë që lojtarët që paguhen shumë mirë, por trupi i njeriut ka kufijtë e tij dhe vazhdimisht kalohen”, ka thënë Malongo për Sky Sports.

FIFA planifikon të prezantojë një format të ri të Kupës së Botës për Klube në vitin 2025, në të cilin duhet të luajnë 32 klube. Në Kampionatin Botërorin të ardhshëm në vitin 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada do të ketë 48 kombëtare e më shumë ndeshje, ndërsa nga sezoni i ardhshëm do të rritet edhe numri i ndeshjeve në Ligën e Kampionëve.

Sky Sports shkruan se Manchester City potencialisht mund të luajë 86 ndeshje në sezonin 2024/2025, së bashku me Kupën e Botës për Klube, gjë që është e frikshme.

Malongo është gjithashtu anëtar i kryesisë së FIFPro, shoqatës botërore të futbollistëve profesionistë, e cila gjithashtu po përgatitet të ndërmarrë hapa ligjorë për të mbrojtur lojtarët. Malongo tha se shoqata botërore e ligave profesionale të futbollit do t’i bashkohet lëvizjes së futbollistëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori