Po fillon asfaltimi i rrugës “Driton M. Veliu” në Mitrovicë


Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se sot, 16.07.2026, do të fillojnë punimet e asfaltimit në rrugën “Driton M. Veliu” në Mitrovicë.
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në kuadër të realizimit të kontratës publike “Asfaltimi, riparimi dhe rregullimi i rrugëve në qytet dhe fshatra” pritet që ta përfundojë sot këtë proces .
Sipas njoftimit, rruga do të jetë e mbyllur nga ora 8:00 deri në ora 18:00, me qëllim të garantimit të sigurisë së punëtorëve dhe të të gjithë pjesëmarrësve në trafik.
“Qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion luten të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur gjatë kohës së realizimit të punimeve. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimi”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/





































