Një pjesë e Qyqavicës së Vushtrrisë mbetet pa ujë

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se një pjesë e fshatit Qyqavicë në Vushtrri do të mbetet përkohësisht pa furnizim me ujë të pijshëm, për shkak të një defekti të paraqitur në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes së kompanisë janë angazhuar në terren dhe po punojnë për eliminimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë.
KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se furnizimi pritet të rikthehet në kohën më të shkurtër të mundshme, pas përfundimit të punimeve për sanimin e defektit.
Konsumatorëve u është kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim deri në normalizimin e furnizimit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate









































