LAJMI I FUNDIT:

Po bëhet privilegj kërkimi në Twitter

Po bëhet privilegj kërkimi në Twitter

Elon Musk po vazhdon të prezantojë ndryshimet në Twitter. Kësaj radhe i referohen kërkimeve në këtë platformë.

Sipas rregullave të reja, kërkimi në Twitter tashmë do të mundësohet vetëm për përdoruesit e regjistruar.


Përpara kësaj, përmbajtja në këtë rrjet socila ishte e kërkueshme edhe nëse nuk kishit një profil në platformë.

Tani të gjithë do të duhet të regjistrohen për të shfletuar përmbajtjen dhe nëse nuk dëshironi ta bëni këtë, ekziston një opsion Explore që tregon vetëm tweet-et e zgjedhura.

Kur kërkoni përmbajtjen përmes “Explore”, kutia e kërkimit nuk do të shfaqet dhe do të rishfaqet kur të identifikoheni në Twitter.

Kjo është mënyra për t’i bërë përdoruesit të krijojnë një llogari në rrjetin social, në vend që ta përdorin atë në mënyrë sporadike. /Telegrafi/