LAJMI I FUNDIT:

Pnishi i entuziazmuar, kërkon fitore ndaj Finlandës

Pnishi i entuziazmuar, kërkon fitore ndaj Finlandës

Mbrojtësi i fuqishëm i Përfaqësueses së Kosovës, Alban Pnishi është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë.

Pnishi në këtë fillim edicion ka luajtur 11 ndeshje me skuadrën e tij Grasshoppers, gjashtë në Ligën e Evropës dhe pesë të tjera në kampionatin zviceran.


Në një intervistë për Telegrafin, Pnishi ka folur rreth prurjeve të reja në Përfaqësuesen e Kosovës, ndeshjen e parë ndaj Finlandës si dhe kualifikimet.

Gjakovari nuk ka harruar t’i bëjë thirrje të gjithë tifozëve shqiptarë që ta përkrahin fuqishëm Kosovën në ndeshjet për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Rusi 2018’.

Alban Pnishi

“Jam në një formë shumë të mirë pasi kemi zhvilluar deri tani 11 ndeshje dhe jam aktivizuar gjithmonë. Për ne ka filluar më herët kampionati dhe jam gëzuar kësaj gjëje pasi jam i gatshëm dhe në formë të mirë për t’i ndihmuar Kosovës”, deklaroi Pnishi.

Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë

25-vjeçari i ka pritur mirë prurjet e reja në Përfaqësuesen e Kosovës, ku janë bashkuar lojtarë si Herolind Shala, Milot Rashica, Amir Rrahmani, Valon Berisha, Alban Meha, Arbër Zeneli e Sinan Bytyqi.

“I kam përcjellë me shumë vëmendje prurjet e reja dhe jam gëzuar shumë për të gjithë që kanë ardhur. Tani ka më shumë konkurrencë në Përfaqësuese dhe kjo është një gjë e mirë. Konkurrenca përpos që na bënë mirë neve lojtarëve i ndihmon shumë edhe Përfaqësueses të jetë e fortë përballë rivalëve në grup”, vazhdoi tutje Pnishi në intervistën e tij për Telegrafin.

Pnishiiiiii

Ndeshjen e parë në kualifikime Kosova do ta zhvilloi në Turku të Finlandës përballë përfaqësueses skandinave.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë por ne jemi të motivuar për këtë takim pasi është ndeshja e parë zyrtare dhe do të japim gjithçka për t’i bërë krenar njerëzit tanë që presin shumë nga ne”.

“Natyrisht ne si futbollistë gjithmonë futemi në fushë për fitore dhe shpresojmë që të shkojë mirë”, tha Pnishi.

Ish-anëtari i skuadrës zvicerane Wohlen ka folur edhe për grupin e vështirë që e ka Kosova.

“Është një grup shumë i vështirë me Kombëtare të forta por ne do të tentojmë të zhvillojmë lojëra të bukura dhe t’i bëjmë të lumtur tifozët tanë”, vazhdoi tutje Pnishi.

“Jemi të ri ndoshta e pa përvojë, por do të jemi arrë e fortë për të gjithë kundërshtarët. Nuk do të dorëzohemi lehtë, do të luftojmë për fanellë, do të luajmë për njerëzit tanë që emrin e Kosovës ta lartësojmë në Botë. Na duhet mbështetja e madhe e tifozëve për t’i bërë realitet të gjitha këto”, përfundoi Pnishi.

Stinorin e kaluar Albani zhvilloi 27 ndeshje me Grasshopperin duke shënuar edhe një gol. /Telegrafi/

ISTANBUL, TURKEY - AUGUST 18: Robin van Persie (10) of Fenerbahce in action against Alban Pnishi (R) of Grasshoppers during the UEFA Europa League First playoff round match between Fenerbahce and Grasshoppers at Ulker Stadium in Istanbul, Turkey on August 18, 2016. (Photo by Arif Hudaverdi Yaman/Anadolu Agency/Getty Images)

Në trend Sport

Më shumë
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Bundesliga
Kalo në kategori