LAJMI I FUNDIT:

Mësohen 16 ekipet që kalojnë tutje në Ligën e Kampionëve, na presin duele spektakolare

Mësohen 16 ekipet që kalojnë tutje në Ligën e Kampionëve, na presin duele spektakolare

Dihen tashmë të gjitha 16 ekipet që kanë kaluar tutje në fazën e eliminimit në Ligën e Kampionëve, ku duke i parë ekipet që kanë kaluar tutje do të kemi përballje të jashtëzakonshme.  

Faza eliminatore e Ligës së Kampionëve fillon më 13 shkurt me ndeshjet e para dhe do të përfundojë më 1 qershor me finalen në Wembley të Londrës.

Të hënën është shorti për fazën e parë të eliminimit direkt, ndërsa ndeshjet e para do të luhen në datat 13/14 dhe 20/21 shkurt.


Ndeshjet e kthimit zhvillohen më 5/6 dhe 12/13 mars të vitit të ardhshëm.

Ndeshjet çerekfinale do të luhen në prill, ndërsa gjysmëfinalet në fund të prillit dhe në fillim të majit. Finalja, siç e cekëm më lartë, zhvillohet më 1 qershor në Wembley.

Kujtojmë se titullin kampion të Evropës nga sezoni i kaluar e mbrojnë futbollistët e Manchester Cityt.


Skuadra që kaluan tutje 

Grupi A: Bayern Munich, Copenhagen

Grupi B: Arsenal, PSV

Grupi C: Real Madrid, Napoli

Grupi D: Real Sociedad, Inter

Grupi E: Atletico Madrid, Lazio

Grupi F: Borussia Dortmund, PSG

Grupi G: Manchester City, RB Leipzig

Grupi H: Barcelona, ​​Porto


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj

Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj

Ndërkombëtare
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate
Albin Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”

Albin Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”

Sport
Ish-legjenda e Man Utd përqesh deklaratën e Amorim dhe e ulë me këmbë në tokë

Ish-legjenda e Man Utd përqesh deklaratën e Amorim dhe e ulë me këmbë në tokë

Premier League
Ylli i Milanit e thotë hapur se atmosfera brenda ekipit është e keqe

Ylli i Milanit e thotë hapur se atmosfera brenda ekipit është e keqe

Serie A
Diego Simeone po përballet me dy vendime të mëdha para duelit ndaj Real Madridit

Diego Simeone po përballet me dy vendime të mëdha para duelit ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori