LAJMI I FUNDIT:

Plomp: Duhet që të përqëndroheni në tre parime: gjithpërfshirje, transparencë dhe përgjegjësi

Plomp:  Duhet që të përqëndroheni në tre parime: gjithpërfshirje, transparencë dhe përgjegjësi

Sot në hapësirat e Info Qendrës së BE-së, Sekretariati për Çështje Evropiane në bashkëpunim me ambasadën e Mbretërisë së Holandës organizuan diskutim “BE në Maqedoni – Kafe pauzë me ambasadën e Mbretërisë së Holandës”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të organizatave civile të të rinjve, të punësuar në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe përfaqësues të mediave të cilët kishin mundësi në bisedë joformale me Zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi dhe ambasadorin e Holandës ëouter Plomp si dhe me të pranishmit tjerë të shkëmbejnë idetë, propozimet dhe mendimet e tyre.


Zëvendëskryeministri Ademi theksoi se Holanda, vend i cili tani kryeson me Këshillin e BE-së, si mik i vendit, mbështet numër të madh të proceseve reformuese në fushën e sundimit të së drejtës dhe demokratizimit, si dhe mundësitë për përmirësimin e administratës në kontekst të procesit të integrimit evropian.

Nga ana tjetër, ambasadori Plomp tha se në periudhën në vazhdim, duhet të fokusohemi në zbatimin e gjithçka që është vënë në letër, përfshi edhe marrëveshjen e Përzhinos, por edhe tërheqjen e plotë të vendimit të kryetarit Ivanov, për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime.

Ai shtoi se janë tre parime ku duhet që të përqëndroheni: gjithpërfshirja, transparenca dhe përgjegjësia./Telegrafi/