LAJMI I FUNDIT:

Breshka tërhiqet zvarrë me veturë, mbytet në mënyrë mizore (Video)

Breshka tërhiqet zvarrë me veturë, mbytet në mënyrë mizore (Video)

Xhirimi rrëqethës i tregon disa të rinj të pamëshirshëm, të cilët e tërheqin zvarrë një breshkë, nëpër një rrugë me gropa të Kosta Rikës.

Ata e kanë lidhur kafshën e ujit për gjymtyrët e saj të para, me një veturë të kuqe, dhe e kanë kthyer në shpinë.


Në videon e plasuar më poshtë, mund të shihen ata duke qeshur për gjallesën që përpëlitej e pashpresë, transmeton Telegrafi.

Në fakt, kjo është vetëm një pjesë e regjistrimit, sepse pjesa tjetër është hequr shkaku i përmbajtjes shumë të rëndë.

“Breshka është ndarë në dysh për së gjalli dhe është copëtuar mizorisht derisa ka ngordhur”, ka shkruar Alvaro Sagot përbri materialit të plasuar. /Telegrafi/