LAJMI I FUNDIT:

Plani operativ “Skuteri”, Policia në Ferizaj shqipton 21 gjoba ndaj motoçiklistëve

Plani operativ “Skuteri”, Policia në Ferizaj shqipton 21 gjoba ndaj motoçiklistëve

Policia e Kosovës njoftoi të premten se ka shqiptuar 21 gjoba kundërvajtëse gjatë realizimit të planit operativ “Skuteri” në Ferizaj.

Sipas njoftimit, në kuadër të këtij aktiviteti policia ka ndaluar dhe kontrolluar disa motoçikleta dhe për shkak të disa kundërvajtjeve dhe parregullsive të dokumenteve, policia ka shqiptuar gjoba.


“Policia do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacion dhe respektimin e ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në komunikatën për media.

Gjithashtu, policia ka apeluar te ngasësit e motoçikletave që t’i respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor, të jenë të kujdesshëm në komunikacion, të mos bëjnë veprime të pasigurta në komunikacion, të përdorin helmetën gjatë drejtimit si dhe të pajisen me dokumentacion të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Kalo në kategori