LAJMI I FUNDIT:

Plani fatal amerikan për Shqipërinë më 1962: Shpresoj nuk keni ndonjë mik apo të afërm atje, se do ta fshijmë nga faqja e dheut!

Plani fatal amerikan për Shqipërinë më 1962: Shpresoj nuk keni ndonjë mik apo të afërm atje, se do ta fshijmë nga faqja e dheut!

Gazetari Erald Kapri ka publikuar në profilin e tij në Facebook kopertinën e një libri të sapo botuar në SHBA nga profesori i Harvardit,. Odd Arne Westad.

Në këtë libër tregohet se “në kulmin e luftës së ftohtë në vitin 1962, kur sapo kishte përfunduar kriza e raketave në Kubë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hartuar një plan operacional për luftë nukleare.


“Pjesë e këtij plani ka qënë edhe shkatërrimi i plotë i Shqipërisë”, shkruan Kapri.

“Lufta e ftohtë, Shqipëria komuniste në plan për t’u shkatërruar nga SHBA

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Në kulmin e luftës së ftohtë në vitin 1962, kur sapo kishte përfunduar kriza e raketave në Kubë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hartuar një plan operacional për luftë nukleare, gjithnjë nëse do ishte e nevojshme.

Por, pjesë e këtij plani ka qënë edhe shkatërrimi i plotë i Shqipërisë. Zbulimi i këtij plani ka ardhur në një libër të sapo botuar në SHBA nga profesori i Harvardit Odd Arne Westad.

Gazeta Britanike The Times i ka dedikuar një shkrim librit duke vlerësuar maksimalisht këtë botim. ‘Lufta e Ftohtë. Një historike botërore’, titullohet libri i profesorit të njohur.

Sipas zbulimit të tij, në vitin 1962, Shtetet e Bashkuara të Amerikës formuluan një plan të integruar operacional për një luftë të gjerë bërthamore.

I çliruar nga çdo finesë, qëllimi i planit ishte të zhdukte komunizmin kudo. Në këtë plan ishte përfshirë edhe Shqipëria ndonëse nuk ishte më aleate me sovjetikët.

‘Shpresoj që nuk keni ndonjë mik apo të afërm në Shqipëri’, është shprehur Tommy Power, në atë kohë kreu i Komandës Ajrore Strategjike duke iu drejtuar Robert Mcnamaras, i cili në atë kohë ishte Sekretar i Mbrotjes në Administratën e presidentit Kennedy.

‘Sepse ne do ta fshijmë nga faqja e dheut’, tha më tej ushtaraku i lartë amerikan.

Plani për të zhdukur Shqipërinë zbulon natyrën e thjeshtë të Luftës së Ftohtë.

Me shikim të shpejtë të amerikanëve, Shqipëria ishte komuniste, komunizmi ishte i keq, prandaj Shqipëria do të shkatërrohej. Identifikimi i miqve dhe armiqve ishte i lehtë në një botë të bipolaritetit të ngurtë.

Siç thotë Odd Arne Westad, Lufta e Ftohtë ishte një sistem ndërkombëtar, por më pak i komplikuar sesa ato të ndërtuara nga Bismarck ose Metternich.

Thjeshtësia e saj e mbështeti stabilitetin. Mungesa e dyshimit ka sjellë vendim-marrje të efektshme dhe ka mbajtur paqen për 50 vjet.

Ky botim tregon për 50 vitet e Luftës së Ftohtë si dhe acarimet e mëdha midis dy superfuqive por jo vetëm. Pavarësisht këtyre planeve ushtarake për zhdukjen e plotë të vendeve komuniste, fatmirësisht asgjë nuk ndodhi”, ka shkruar Kapri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori