LAJMI I FUNDIT:

Plagosje në Deçan

Plagosje në Deçan

Në Deçan ka ndodhur sot plagosja e një personi në qendër të këtij qyteti.

Lajmin e plagosjes e ka konfirmuar Skender Dreshaj, drejtor i Spitalit Rajonal në Pejë.


“Pacienti është pranuar në orën 7:05 minuta. Është i moshës rreth 35 vjeçare. Plaga ka qenë sipërfaqësore (gërvishtje). Pas tretmanit pacienti është liruar për shtëpi”, ka thënë Dreshaj.

Policia ka rrethuar hapësirën rreth një dyqani të ushqimit ku mendohet se ka ndodhur kjo plagosje. /kallxo.com/