LAJMI I FUNDIT:

Plagosja që ndryshoi jetën e Daddy Yankee

Plagosja që ndryshoi jetën e Daddy Yankee
Daddy Yankee (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Këngëtari portorikan Daddy Yankee ishte këtë verë në koncertin e parë në Tiranë, si pjesë e turneut “Dura”, ku ndezi sheshin “Skënderbej” me muzikën e tij dhe dha një intervistë ekskluzive për Top Channel.

Ai është një nga artistët më të njohur të rrymës reggatone. Në moshën 13 vjeçare, Ramon Luis Ayala Rodriguez (emri i tij i vërtetë) nisi të aktivizohej në vendlindjen e tij në bejsboll dhe ëndrra ishte të bëhej një sportist me famë botërore.


Daddy Yankee (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Në moshën 17 vjeçare ai u qëllua me një plumb të një arme AK-47, në një nga lagjet e Porto Rikos dhe mbeti i plagosur në ije. Ai qëndroi për rreth një vit në spital, nga ku nisi dhe të krijonte muzikë. Në të njëjtin vit që u plagos, ai u bë dhe baba i një vajze.

Lajmet për Daddy Yankee
Lexo po ashtu Lajmet për Daddy Yankee

Muzikën e nisi duke krijuar këngë hip-hop dhe më pas krijoi ‘labelin’ e tij në stilin ‘underground’. Daddy Yankee bashkoi disa artistë të rinj nga vendlindja e tij, duke krijuar një ndër grupet më të mëdha të muzikës reggatone.

Yankee, në bashkëpunim me Luis Fonsin me këngën “Despacito” ka thyer rekordin botëror me afro 5.8 miliardë klikime ne YouTube. Bashkëpunimet e tij janë me këngëtarë botërore dhe producentët më të mëdhenj muzikore.

Ai dallon për stilin dhe këngët që realizon në rrymat reggae, hip-hop, RnB e pop.

Studio e tij në SHBA ka nofkën “Hit Factory”. Ai është dhe pronar i kompanisë muzikore, dhe veten e quan me shaka “The Big Boss”.  Disa here ai ka anuluar koncertet e tij për shkak të gjendjes shëndetësore, për të cilën nuk ka folur kurrë në media. Ai jeton me familjen në Porto Riko.

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
“Më ka ardhur në majë të hundës”, Ilnisa Agolli tregon nëse ka kryer marrëdhënie me Meritonin

“Më ka ardhur në majë të hundës”, Ilnisa Agolli tregon nëse ka kryer marrëdhënie me Meritonin

Magazina

"Edhe ti e ki renin tash", komenti që mori Dafina Zeqiri pas reagimit të saj për vrasjen e gruas në Pejë

Magazina
Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Magazina
Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Magazina
Xhuli Nura akoma 'single': Jam në pritje për personin e duhur në jetën time

Xhuli Nura akoma 'single': Jam në pritje për personin e duhur në jetën time

Magazina
Kalo në kategori