LAJMI I FUNDIT:

Plagosja në Vushtrri, policia jep detaje

Plagosja në Vushtrri, policia jep detaje
Foto: Ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur në të dy këmbët nga të shtënat me armë zjarri në Vushtrri.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:35, në rrugën “Hamdi Krasniqi”, në Vushtrri.


Siç thuhet në raport, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja e më pas nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole e cila dyshohet se është përdorur në rast.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull  kosovar, duke e plagosur në të dy këmbët. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja e më pas nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole e cila dyshohet se është përdorur në rast”, thuhet në raport.

Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri
Lexo po ashtu Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri

Ndërkaq, sipas raportit, viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në emergjencën e Vushtrrisë e më pas është dërguar në QKUK, Prishtinë nga ku është liruar.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Tutje në raport, thuhet se një predhë e plumbit ka rënë në dritaren e një shtëpie, por përveç dëmtimit të dritares pasoja në njerëz nuk ka pasur. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori