LAJMI I FUNDIT:

Plagosja brenda një lokali në Prishtinë ndodhi për shkak të një konflikti verbal – policia jep detaje të reja

Plagosja brenda një lokali në Prishtinë ndodhi për shkak të një konflikti verbal – policia jep detaje të reja
Foto: Ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë në një lokal në lagjen “Emshir” të Prishtinës.

Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje tjera lidhur me këtë rast.


Sipas policisë, ankuesi shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal me disa shokë të tij kanë pasur një konflikt verbal me disa persona.

Pas konfliktit verbal personat e dyshuar u kanë drejtuar armët me c’rast e kanë qëlluar viktimën në këmbë.

Njësia policore nga vendi i ngjarjes ka sekuestruar një gëzhojë dhe një veturë që dyshohet se u përket të dyshuarve.

Viktima pas trajtimit mjekësor dhe intervistimit është liruar, kurse të dyshuarit janë në kërkim policor. /Telegrafi/