eksperti-banner

Një person është plagosur me armë zjarri në një lokal në Lipjan.

Ngjarja ka ndodhur sonte, më 11.06.2026, rreth orës 22:00.


Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e ngjarjes.