LAJMI I FUNDIT:

Plagoset një person në hapësirën e një diskoteke në Graçaincë

Plagoset një person në hapësirën e një diskoteke në Graçaincë

Një person është plagosur të shtunën mbrëma në hapësirën para një diskoteke në Graçanicë.

Sipas raportit të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50.


“Raportohet se në rrethana të panjohura, në një hapësirë para një lokali-diskotekë, është plagosur me armë zjarri viktima mashkull kosovar”, njofton policia.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe i njëjti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq rasti nën hetime. /Telegrafi/