LAJMI I FUNDIT:

Plagoset një person me armë zjarri në Istog

Plagoset një person me armë zjarri në Istog

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Driton Rugova ka theksuar për Telegrafin se të hënën, rreth orës 14 e 15 në qendër të Istogut një person është plagosur me armë zjarri.

Sipas tij, i plagosuri është dërguar në Spitalin Regjional të Pejës për tu trajtuar më tutje.


“Momentalisht gjendja e tij është stabile dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Rugova. /Telegrafi/