LAJMI I FUNDIT:

Plagoset një 40-vjeçar në Shkodër

Plagoset një 40-vjeçar në Shkodër
Foto: Ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur në një atentat me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e së hënës në Shkodër.

Gazetari i Euronews Albania, tha se ngjarja ndodhi në zonën e njohur si Dollari ku shtetasi Aleksandër Curraj, 40 vjeç është qëlluar 4 herë me një armë zjarri tip pistoletë nga një person që lëvizte me biçikletë.


Autori është larguar në drejtim të qendrës së qytetit dhe policia është vënë në ndjekje të tij. Në momentin që ka ndodhur atentati, zona ku u qëllua 40-vjeçari ishte shumë e populluar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit.