Kushtëzimi nga ana e komunave me të cilin qytetarët detyrohen të paguajnë tatimin në pronë, në mënyrë që atyre t’u lëshohet dëshmia për pagesën e taksës komunale, të nevojshme për regjistrimin e automjetit, është kundërshtuar nga Avokati i Popullit.
Andaj edhe ka deklaruar se një vendim i tillë është i paligjshëm.
Por për institucionet e vendit dëshmia për pagesën e taksës komunale shihet si mundësi për të ndikuar në vetëdijesimin e popullatës për pagesën e tatimit.
Madje, për këtë vazhdon të jetë në fuqi një shkresë drejtuar komunave në vitin 2012, e cila i lejon autoritetet lokale që për interesin publik kanë të drejtë të bëjnë kushtëzime në ofrimin e shërbimeve për qytetarë, shkruan “Zëri”.
Publikimi i raportit të Avokatit të Popullit lidhur me kushtëzimin nga komunat për pagesën e tatimit në pronë me rastin e regjistrimit të automjeteve nuk ka zgjuar reagimin e institucioneve që u është drejtuar.
Raporti është bazuar në ankesat e pranuara nga Avokati i Popullit lidhur me këto kushtëzime, të cilat zbatohen nga të gjitha komunat në Kosovë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ nr. 07/2011, të Ministrisë së Financave(MF), i datës 13 korrik 2011.
“Avokati i Popullit ka parasysh se vjelja e tatimit në pronë është jetike për funksionimin e komunave, por që metodat nëpërmjet të cilave kërkohet të paguhen duhet të jenë të ligjshme dhe proporcionale në pajtim me ligjin. Avokati i Popullit i ka rekomanduar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) të ndryshojë qëndrimin e saj zyrtar, duke nxjerrë një qëndrim të ri me konstatimin se kushtëzimet për ofrimin e shërbimeve të qytetarëve nga ana e komunave me pagesën e tatimit në pronë nuk kanë bazë ligjore dhe janë në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe si të tilla nuk mund të aplikohen”, është deklaruar nga ky institucion. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Video Editing Course
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'