LAJMI I FUNDIT:

Pjesëtarët e njësive elitare ukrainase në “gjah”, gjuajnë pjesëtarët e Wagner-it në Sudan – publikohen pamjet

Pjesëtarët e njësive elitare ukrainase në “gjah”, gjuajnë pjesëtarët e Wagner-it në Sudan – publikohen pamjet

Portali ukrainas Kyiv Post ka publikuar dy video që pretendohet se shfaqin njësitë speciale të ukrainasve, që luftojnë kundër pjesëtarëve të grupit mercenar rus Wanger në shtetin afrikan të Sudanit.

Burime të këtij mediumi ukrainas në fushën e sigurisë, pretendojnë se aktualisht po zhvillohet operacioni i “pastrimit të mercenarëve të Wagnerit dhe njësitet speciale të Federatës Ruse” në këtë shtet afrikan, transmeton Telegrafi.


Videoja shfaq punën e njësive speciale të ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, pretendojnë burimet e mediumit ukrainas, që kanë refuzuar të japin detaje për arsye të sigurisë.

Burimet pretendojnë se video-materiali është realizuar “në dy javët e fundit”, në një lokacion të paemëruar urban në Sudan, kurse Kyiv Post shkruan se asnjë video deri më tani nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Duket se videoja e parë është filmuar me dron përmes një aparature me rreze infra të kuqe. Një njësi e vogël rrethon kompleksin, e cak në të shihet qartë kush ishin. Në një pjesë të videos, sulmuesi përdor raketahedhës me të cilën godet dritaren e një objekti.

Videoja e dytë është filmuar gjatë ditës, kurse gjithashtu u realizua me dron nga një lartësi nga 200 deri në 400 metra mbi tokë. Pjesëtarët e njësive elitare ukrainase nuk shfaqen, por se një grup burrash ishin cak sulmi dhe shihen duke vrapuar nëpër rrugët e një lagje të banuar.

Qeveria ukrainase zyrtarisht nuk e ka pranuar se kanë dërguar ushtarë në Sudan, e as që kanë kryer ndonjë operacion kundër pjesëtarëve të Wagnerit në këtë shtet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori