Në Grafenworth të Gjermanisë është mbajtur gara ndërkombëtare e ashtuquajtur “Ekspert i Mjekësisë Fushore”, në të cilën morën pjesë mbi 200 pjesëtarë nga shumë vende të botës, si nga: SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Danimarka, Norvegjia, Kosova etj.
“Pjesë e kësaj gare ishin edhe tre (3) pjesëtarë-paramedikëtë Qendrës Trajnuese të Kërkim-Shpëtimit tëRegjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së.
Gara “Ekspert i Mjekësisë Fushore” kishte për qëllim koordinimin dhe aftësimin e pjesëmarrësve në përdorimin e teknikave të reja mjekësore si dhe ngritjen e nivelit reagues gjatë fushëbetejave reale dhe fitimin e begjit.
Nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse të kësaj gare, Begjin si ekspert të mjekësisë fushore, e kanë fituar 23 pjesëmarrës. Në mesin e fituesve janë edhe dy pjesëtarë të Qendrës Trajnuese të Kërkim-Shpëtimit të RMC-së, Besart Ejupi dhe Kushtrim Hyseni, të cilët janë shpallur ndër më të mirët edhe në nivel Evrope”, thuhet në njoftimin për media.
Vlen të theksohet se vetëm tre fitues të garës kanë arritur të marrin begjin në tentimin e parë; dy pjesëtarët e FSK-së dhe një amerikan,kurse 19 fituesit e tjerët këtë begj kanë arritur ta fitojnë pas dy e më shumë tentimeve.
Pjesëmarrësit kanë garuar në disiplinat: Aftësi luftarake, aftësi medicinale, komunikim, evakuim të viktimave, test i përgjithshëm me shkrim, navigim ditën e natën, si dhe marshim me të gjitha pajisjet në një gjatësi prej 20 kilometrave.
Pjesëtarët e FSK-së, u treguan më të mirët në mesin 200 pjesëmarrësve, gjë për të cilën, nga organizatori u shpërblyen me mirënjohje.
Mund të themi se suksesi i pjesëtarëve të FSK-së, në një konkurrencë kaq të madhe, është padyshim dëshmia më e mirë se FSK-ja po ecën me hapa të sigurt drejt profesionalizimit sipas standardeve të NATO-s. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert