LAJMI I FUNDIT:

Pjanic ëndërron transferimin te Barcelona

Pjanic ëndërron transferimin te Barcelona

‘Ëndrra’ e mesfushorit të Juventusit, Miralem Pjanic është që të bashkohet me Barcelonën dhe kjo është mundësia e tij e katërt dhe e fundit për t’u bashkuar me klubin.

Sipas gazetës katalunase El Mundo Deportivo, dy klubet janë në negociata të avancuara për transferimin e Arthur Melo, me të cilin Pjanic potencialisht do të shkëmbehej.


Mesfushori brazilian nuk duket i bindur nga Juventusi, por kjo nuk mund të thuhet edhe për yllin boshnjak, i cili kërkohet tash e sa kohë nga Barcelona.

Barcelona e Juventusi projektojnë shkëmbimin Arthur – Pjanic
Lexo po ashtu Barcelona e Juventusi projektojnë shkëmbimin Arthur – Pjanic

Barcelona së pari u përpoq të nënshkruajë Pjanicin gjatë vitit 2016 apo gjatë kohës së Luis Enrique, i cili e kishte trajnuar atë te Roma, por lojtari u transferua te Juve.

Atë vit klubi katalunas nënshkroi me Andre Gomes nga Valencia në vend të kësaj, por mundësia e dytë erdhi vitin pasardhës kur u takua rastësisht me nënkryetarin e atëhershëm të Barcelonës, Jordi Mestre.

Arthur nuk është i bindur për shkëmbimin me Pjanicin
Lexo po ashtu Arthur nuk është i bindur për shkëmbimin me Pjanicin

Të dy thuhet se kanë filluar të flasin dhe Pjanic me sa duket pranoi se ishte ëndrra e tij për të kaluar në Camp Nou, por Paulinho u nënshkrua në vend të tij.

Një përpjekje tjetër është bërë në vitin 2018 por tashmë kishte plane për të nënshkruar me Arthur dhe Juventusi nuk kishte në plan ta shiste Pjanicin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori