SUPERLIGA

Xhiroja e 4-të në Superligë solli përballje interesante, ku nga shumë prej tyre ishte edhe fitorja me rezultat minimal e Dental & Palloshi Trade e cila ia shkaktoi humbjen e dytë yjeve të Unioni SHPK, ndërsa fitoren me të bujshme këtë javë e arriti Shqiponja e cila mposhti Arxhendi & Brendi Company me rezultat të thellë 6-3. Kampionët e trajnerit Rexhep Murseli, BBF Company, mposhtën Laçin 8-4, ndërsa Eskavatori për pak sa nuk u befasuan nga United teksa fitoi me rezultat të ngushtë 7-6.


FOTO SUPERLIGA


Derbi i kësaj jave mes Komogllava & Eurolindi dhe Termo Lulit u mbyll me fitore për skuadrën e Jehon Ramadanit e cila fitoi me golin e vetëm të shënuar nga Afet Demiri, gol ky qe ia shkaktoi edhe humbjen e parë Termo Lulit këtë sezon. Fitoret e para në sezonin e ri i arritën edhe Victoria & Sllatina P dhe Termo. Victoria fitoi 4-1 ndaj skuadrës se fundit në renditje Lloshkobares, ndërsa Termo mposhti me lehtësi Guacken me rezultat 4-0. Dashnim Qiraxhiu ndihmoi skuadrën e Maestros për të marrë fitoren e tretë pasi mposhtën Vetëvendosjen(4-2), ndërkaq Elektring dhe Orchide & Swiss Plus ju rikthehen fitoreve duke mundur me lehtësi Nderimin, respektivisht Elektroplast të cilat ende nuk kanë shijuar fitoren.

Tabela dhe golashënuesit më të mirë:

superSHEN

LIGA E PARË

Ndeshje të bukura u zhvilluan edhe në Ligen e Parë. StarGraf me mjaft mund ka arritur të mposhtë Mercedes Benz Isa Service (2-1), ndërsa mjaft e mundimshme ishte edhe fitorja e Sojevas ndaj ZyNa & Biodent të cilët fituan me rezultat të ngushtë 3-2. Me golat e Fitim Ukshinit,Te Iriqi iu gëzua pikëve të para këtë sezon pasi me rezultat bindës 4-0 mposhti Termo Roshen, ndërkaq Balaj dhe Pleshina vazhdojnë me rezultate të sigurta edhe pas javës se katërt.

FOTO LIGA 1(2)

Një nga ndeshjet më interesante ishte ajo mes Ferplast dhe Festes. Qendrim Neziri dhe Adil Shabani realizuan nga dy gola për të marrë një fitore shumë të vlefshme për Festen (4-2), ndërsa Elita u befasua nga Shkendija & Fin Center duke humbur 2-4, ku Flakim Qerimi shkëlqeu për skuadrën e tij. Ramush Ademi u rikthye nga suspendimi duke shënuar het-trik në fitoren e Fabefas ndaj Kombtares A, ndërkaq të pagabueshëm u treguan edhe Gama e Colo Colo të cilat mposhten Al Beni Plast dhe Ghost.

Tabela dhe golashënuesit më të mirë:

1shen(1)

Liga 2A dhe 2B

Masar Lohaj u tregua i pamëshirshëm duke shënuar plot 6 herë në fitoren e thellë prej 11-0 ndaj Diti Balaj, ndërsa Sprint mposhti 4-2 skuadrën e Surqines në një nga sfidat me të rëndësishme të kësaj jave.Akademia u mposht 6-7 nga Rinia në një nga ndeshjet më të çmendura të këtij grupi, ndërsa me dy golat e tij, Florim Ibrahimi ia siguroi pikët e plota skuadrës One ndaj Terrnit (2-1). Reklama Krosa regjistroi fitoren e dytë pasi mposhti Tasjanin 4-1, ndërsa befasia e këtij grupi Panda (Ura Market) befasoi serish me paraqitje të mirë, kësaj radhe duke mposhtur Classic me rezultat 5-2.
Tabela dhe golashënuesit më të mirë:

2Ashen

Në grupin 2B poashtu kishte ndeshje shumë interesante. N'Chosh ka bërë një rikthim sensacional pasi është rikthyer nga disavantazhi prej pesë golave për ta fituar në fund ndeshjen me rezultat 8-7. Kjo ishte fitorja me e bukur e kësaj jave në Ferizaj. Qielli u tregua e pamëshirshëm ndaj Qunave duke i mposhtur 7-2. Emin Hoxha serish shkëlqeu me paraqitje mbresëlenëse, ndërkaq edhe Komuna ka marr një fitore shumë të rëndësishme ndaj Besi-Fas, ku tri golat e Fatmir Murselit u treguan vendimtar në këtë takim. Fitore me rezultat të ngushte fituan Nerodime dhe Ujqit, me këtë të fundit e cila është e vetmja me pikë maksimale pas katër xhirosh. Rakaj fitoi 4-2 derbin ndaj Gremes, ndërkaq Gerlica e Hekuran Gashit shkatërroi Broncos duke e mposhtur me rezultat të thellë 12-4. Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje ndërmjet IKS Comunication dhe Bardhit u mbyll me rezultat 3-1 në të mirë të IKS.

Tabela dhe golashënuesit më të mirë: 

2Bshen

telegrafi sport app