LAJMI I FUNDIT:

Pirlo rrezikon shkarkimin pas humbjes me golat e futbollistëve shqiptarë

Pirlo rrezikon shkarkimin pas humbjes me golat e futbollistëve shqiptarë
(Foto: ulak.news)

Moment shumë i vështirë për Andrea Pirlon. Trajneri i Italian pësoi humbjen e tretë sezonale në kampionatin turk në krye të Fatih Karagumruk, e fundit 1-2 përballë Istanbulsporit të shqiptarëve (Rroca, Guri, Ethemi, Topalli, Abazaj).

Reklama

Dhe të mendosh që, kundër skuadrës nga Stambolli, Karagumruku shënoi i pari me Diagne, para se Eduart Rroca dhe Jetmir Topalli (i shërbyer nga Ethemi), të përmbysnin shifrat në 1-2, transmeton SuperSport.

Renditja, në mënyrë të pashmangshme, nuk është në favor të Pirlos: pas shtatë javën, Karagumruku ka grumbulluar vetëm gjashtë pikë (një fitoreje 4-1 në fushën e Ankaragucusë, që daton 27 gushtin e kaluar, tri barazime dhe po kaq humbje) dhe renditet në vendin e 14-të, vetëm dy pikë larg zonës së rënies.

Duhet një shkundje e fortë për të ndryshuar kurs dhe për këtë Pirlos do t’i duhet të kërkojë “ndihmën” e lojtarëve me përvojë, shumë prej të cilëve kanë luajtur në Serinë A.

Nga Viviano te Borini, duke kaluar nga Biraschi dhe Ricci, pa harruar Caner Erkin (autor i katër asistimeve deri më sot) dhe Adem Ljajic, i sapotransferuar te ky klub. Do të jetë në dorën e tyre të ringrejnë një grup që tani është plotësisht i shkatërruar nga kjo ecuri poshtë pritshmërive në këtë fillim sezoni.

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich hyn në garë për Granit Xhakën, i ofron super kontratë

Bayern Munich hyn në garë për Granit Xhakën, i ofron super kontratë

Bundesliga
Barcelona do të përjashtohet nga Liga e Kampionëve për një vit?

Barcelona do të përjashtohet nga Liga e Kampionëve për një vit?

Liga e Kampionëve
Simeone zbulon emrat e dy transferimeve të para të Atleticos, tregon edhe situatën e Carrasco me Barcelonën

Simeone zbulon emrat e dy transferimeve të para të Atleticos, tregon edhe situatën e Carrasco me Barcelonën

Ndërkombëtare
Kështu do të duket Real Madridi pa treshen Benzema, Modric dhe Kroos: Ancelotti do të bëjë tri transferime spektakolare

Kështu do të duket Real Madridi pa treshen Benzema, Modric dhe Kroos: Ancelotti do të bëjë tri transferime spektakolare

La Liga
Haaland: Klubi më bleu për të fituar tripletën

Haaland: Klubi më bleu për të fituar tripletën

Premier League
Cilin numër fanelle mund të mbajë Leao për Milanin sezonin e ardhshëm?

Cilin numër fanelle mund të mbajë Leao për Milanin sezonin e ardhshëm?

Serie A
Kalo në kategori