LAJMI I FUNDIT:

Pirlo: Na duhen disa fitore radhazi

Pirlo: Na duhen disa fitore radhazi

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 në derbin e qytetit ndaj Torinos.

Me këtë barazim, Zonja e Vjetër mund të thuhet se ka dalë nga gara për titull, pasi tashmë Interi është shkëputur ndjeshëm me plot 12 pikë përpara, kur kanë mbetur edhe 10 javë deri në fund të sezonit.


Trajneri Andrea Pirlo nuk e fshehu zhgënjimin në fund të derbit dhe pranoi momentin e vështirë që po kalon skuadra e tij, derisa tha se për të dalë nga kjo gjendje, nevojiten disa fitore radhazi.

“Kur nuk fiton, nuk mund të jesh i kënaqur, por thjesht duhet të punosh dhe të përmirësohesh. E dimë që po kalojmë një moment të vështirë dhe po punojmë për t’u përmirësuar, por kemi nevojë për disa fitore radhazi, që të rritemi moralisht”, u shpreh trajneri italian.

Juventus kaloi i pari në epërsi në derbi, por më pas pësoi dy gola, duke komplikuar totalisht ndeshjen, ndërsa Pirlo pranoi se gabimet po ndodhin shpesh dhe po bëjnë që skuadra të lërë pikë rrugës.

“E kemi komplikuar vetë ndeshjen, pasi kaluam në avantazh dhe mund ta menaxhonim shumë më mirë lojën. Ai gabim si te goli i dytë ndodh në një ndeshje futbolli, por ne po na ndodhin pak si shpesh”.

“Nuk jemi të kënaqur me ecurinë e sezonit, pasi po lëmë shumë pikë rrugës, por duhet të punojmë edhe më shumë për t’u përmirësuar”, tha Pirlo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori