Mbrojtësi i Spanjës, Gerard Pique, ka kritikuar yllin e Portugalisë, Cristiano Ronaldo, duke thënë se heroi i hetrikut kishet një zakon të keq të të hedhurit lehtë në fushë.
Ronaldo shënoi një gol tronditës nga gjuajtja e lirë në fund të takimit për të barazuar rezultatin.
Edhe pse të gjithë e komplimentuan për paraqitjen, një vërejtje e madhe i erdhi Ronaldos nga Pique.
"Ne kemi pasur më shumë raste. Ata patën tri goditje dhe shënuan tri gola".
Festa e Ronaldos (Getty Images)
"Ndeshjet shkojnë në një mënyrë ose tjetrën dhe duhet të përballeni me realitetin".
"Pas asaj penaltie në minutat e para në ndeshjen e parë të Botërorit, vërtet kemi ndjenjë të mirë duke ditur se si shkoi kjo ndeshje".
"Ronaldo është mësuar që të simulojë, ai varet shumë nga hedhjet e tij në fushë", u shpreh Pique.
Spanja dhe Portugalia kanë nga një pikë në Grupin B pas ndeshjeve të para. /Telegrafi/