LAJMI I FUNDIT:

Pioli tregon se kush është lideri i Milanit pas largimit të Ibrahimovicit

Pioli tregon se kush është lideri i Milanit pas largimit të Ibrahimovicit

Milani e ka nisur me fitore sezonin e ri në Serie A, pasi ka triumfuar në udhëtim te Bologna me rezultat 0-2.

Deri te kjo fitore Rossonerët erdhën falë golave nga Olivier Giroud dhe Christian Pulisic, ku që të dy realizuan në pjesën e parë.


Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka mbetur shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij në këtë sfidë.

“Pashë disa gjëra të bukura në ndeshje, duhet të punojmë pak me ekuilibrin në fushë, por të rinjtë janë integruar shumë mirë. Jam i lumtur me afrimet që kanë bërë drejtuesit dhe kam bindjen se po formohet një grup shumë i bukur”.

Debutoi me gol në Serie A, Pulisic: Me Milanin dua të fitoj gjithçka
Lexo po ashtu Debutoi me gol në Serie A, Pulisic: Me Milanin dua të fitoj gjithçka

“Të rinjtë po japin maksimumin për t’u integruar dhe për t’u mësuar me futbollin e ri që praktikojnë këtu te Milan. E di që do të na ndihmojnë shumë dhe do të jenë mjaft të rëndësishëm përgjatë sezonit. Pulisic është një “xhol”, por unë e shoh më shumë në të djathtë se sa në të majtë”, deklaroi Pioli.

Tutje trajneri italian foli edhe për disa nga lojtarët në veçanti si Olivier Giroud, Rafael Leao dhe Mike Maignan.

“Giroud është një lider, shembull për të gjithë dhe është gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar skuadrën. Nuk është më edhe aq i ri, por unë jam shumë krenar që jam trajneri i tij”.

Milani e nis edicionin e ri me fitore komode në udhëtim te Bologna
Lexo po ashtu Milani e nis edicionin e ri me fitore komode në udhëtim te Bologna

“Me Leaon flas çdo ditë, mundohem ta bëj të kuptoj se është një futbollist me fuqi të jashtëzakonshme dhe që cilësitë e tij duhet t’i vendosë në funksion të skuadrës. Me topin në zotërim kemi shumë kualitet, tani duhet të mësojmë të lëvizim edhe kur nuk e kemi topin në kontroll”.

“Lideri i ri tani që nuk është Zlatan? Ibra na mungon, por ai i ka rritur të gjithë këta futbollistë sa i takon mentalitetit. Ai që i afrohet më shumë Ibrës në aspektin e liderit është Maignan. Ka shumë karakter”, tha Pioli. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori