LAJMI I FUNDIT:

Pingpongistët kosovar kthehen nga kampionati Ballkanik U21

Pingpongistët kosovar kthehen nga kampionati Ballkanik U21

Nga 18-22 tetor 2016 në Nikshiq, Mali i Zi, u organizua gara e BTTU për U21. Në këtë kampionat morën pjesë 6 shtete, nga 10 shtete anëtare, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i zi, Maqedonia, dhe Serbia.

Kosova u përfaqësua nga: Blendon Luta, Leart Beqiri, Orhan Kurteshi, Petrit Dragidella dhe Ylli Dragidella te meshkujt dhe nga: Era Janjeva, Ilriana Haliti dhe Nehare Janjeva te femrat, Trajner: Vlona Maloku, Gjyqtar: Idriz Prestreshi dhe Abedin Bahtiri, të udhëhequr nga Sekretari gjeneral i FPPK-së, Fadil Luta.


Ekipet nga Kosova si në kategorinë e meshkujve ashtu edhe në të femrave dhanë maksimumin e tyre.

Në kategorinë e femrave ishin vetëm 5 shtete, andaj edhe në bazë të rregullave të BTTU luajnë të gjitha ekipet secili me secilin, lojtaret kosovare treguan përparim në lojë në ndeshjet e para ndaj Serbisë dhe Bosnjës edhe pse ndeshjet u mbyllen me rezultat 3:0, ato shënuan fitore ndaj Malit të zi me 3:2, ndërsa në lojën e fundit që vendoste për vendin e tretë, Kosova humbi nga Shqipëria me 3:1, dhe kështu u plasua e katërta në këtë kampionat,

Në kategorinë e meshkujve ishin 6 shtete, andaj u ndanë në dy grupe ku secili luan me secilin për plasman të mëtejmë. Kosova ishte në grup me Serbinë dhe Malin e zi, të dy ndeshjet i humbën me rezultat 3:0 ndaj favoritëve, duke bërë rezistencë gjatë tërë ndeshjes. Për plasmanin final fituan ndaj Shqipërisë me 3:0 e me këtë përfunduan garat ekipore në vendin e 5-të.

capture-20160823-111506

Në garat individuale, fazën e grupeve e kaluan Petrit Dragidella, Yll Dragidella, Era Janjeva dhe Iliriana Haliti (e cila e lënduar e fitoi ndeshjen e fundit në grupe).

Për herë të parë në TOP 16 futen 4 lojtar nga Kosova, që konsiderohet një hap para, duke treguar me këtë se pingpongu kosovar është duke përparuar. Në top 16 shorti nuk ishte në favor të lojtarëve tanë, andaj që të katër lojtarët pësuan me 4:0 përveç Ylli Dragidelles që humbi me 4:1.

14087474_10154546372205513_1739329629_o

Lojtarët që nuk arritën të futeshin në skelet përfunduan në garat ‘consolation’ në të cilat Leart Beqiri shkëlqeu duke fituar vendin e dytë, me lojë shumë atraktive. Vendin e tretë te femrat, po ashtu në ‘consolation’, e zuri Nehare Janjeva.

Edhe gjyqtarët tanë patën rol shumë të madh në këtë kampionat, Dr.sc. Abedin Bahtiri ishte Arbitri kryesor, ndërsa Idriz Prestreshi ishte gjyqtar në të gjitha finalet.

Në përgjithësi në këto gara dominoi Serbia duke i fituar të gjitha vendet e paratë, përveç dublit të femrave që u fitua nga dyshja Boshnjake/Serbe.

Kosova në përgjithësi pati paraqitje të mirë, dhe dita ditës po duket se është duke zënë hapin me shtetet tjera, edhe pse duhet më shumë investime në trajnerë dhe në punën e lojtarëve që kemi rezultate edhe më të mira.

Garat e ardhshme të BTTU (BTTU Veteran) do të mbahen gjithashtu në Nikshiq prej 9-11 shtator 2016.

14089547_10154546372210513_604388939_n

Në trend Sport

Më shumë

"Shqiponja" e Ardian Ismajlit tërbon serbët - fotoja e albumit po shitet edhe në Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

Xhudo
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Kalo në kategori